Miss Shqipëria Fiorenza Lekstakaj: “Më dekurajonin duke më thënë se çmimi i parë është i blerë”

loading...

Ajo zbulon ca detaje nga paskuintat e spektaklit, ku nuk kanë munguar dhe kurthet kozmetike në dhomën e grimit nga konkurrentet e tjera në garë.

Miss Shqipëria Fiorenza Lekstakaj: “Më dekurajonin duke më thënë se çmimi i parë është i blerë”
loading...

E nis karrierën me një kurorë bukurie, që pa dyshim do ia bëjë jetën më të bukur. 17-vjeçarja që jeton në Firence, Fiorenza Lekstakaj, u shpall “Miss Shqipëria 2013” në Amfiteatrin e Bylisit këtë verë, duke shtuar kuriozitetin për të ditur më shumë rreth pasioneve jashtë ekonomikut, bindjeve politike, tipat e meshkujve që e tërheqin dhe të ardhmen e saj. E, për të parë më në detaje linjat e Fiorenzës, ju sjellim këto foto të saj duke marrë rreze në pishinat e Tiranës.

Pasi fitove kurorën e “Miss Shqipëria”, ke shprehur ambicien se do të dëshiroje ta prezantoje ti këtë spektakël. Cila do të ishte pyetja që do i bëje vetes në skenë, pas një viti si miss me kurorë?
Është një ambicie e keqkuptuar, pasi nuk e kam deklaruar diçka të tillë. Megjithatë, do i bëja vetes një pyetje të thjeshtë: “A ke mbetur po e njëjta Fiorenzë, siç ishe para se të shpalleshe miss?

Ndërkohë që ti, si një vajzë shqiptare e rritur në Itali, rrëmbeve kurorën që e kanë dëshiruar shumë vajza të rritura këtu. Ndjeve xhelozi femërore dashakeqëse nga konkurrentet?
E vërtetë është, por të paktën xhelozia ndër vajza 15-25 vjeçare është më e justifikuar, sepse ka akoma shumë pasiguri në këtë moshë. Më tepër sesa xhelozi e hapur ndaj meje, ishin biseda dekurajuese me 3-4 vajza të tipit: “Mos u lodh kot, se çmimin e parë e ka blerë filania. Nuk ua japin kurorën vajzave shqiptare që vijnë të konkurrojnë nga jashtë… Do të skualifikohesh që në fillim, çmimet janë të paracaktuara etj. Me këto biseda të prishej humori që në mëngjes, por unë kisha hyrë në garë me idenë që vetëm të shijoja gjithçka, as e mendova fare çmimin. Kurora ishte dhuratë dhe do t’u sugjeroja edhe vajzave që do të konkurrojnë vitet e ardhshme në “Miss Shqipëria”, pa u ndikuar nga thashethemet.

Miss Shqipëria Fiorenza Lekstakaj: “Më dekurajonin duke më thënë se çmimi i parë është i blerë”

Miss Shqipëria Fiorenza Lekstakaj: “Më dekurajonin duke më thënë se çmimi i parë është i blerë”

Në kinemanë e viteve të kaluara gjithmonë është trajtuar lufta mes femrave të bukura dhe hakmarrja për të shëmtuar rivalen me ndonjë kurth kozmetik. Ty të ndodhi ndonjë incident i tillë në dhomën e grimit?
Po, më ka ndodhur një incident dhe nuk e zbulova dot se kush e bëri. Nuk e di se si, por në shampon time kishin hedhur një lloj vaji apo yndyre në natën para finales. Dhe, sa më shumë i laja flokët, aq më shumë më yndyroseshin. Pas disa larjesh, e kuptova që diçka nuk shkonte. Ndërrova shampon dhe kam larë flokët me ujë dhe limona të shtrydhur në të. Pavarësisht se erdhën disi në vete, sërish në finale nuk më mbanin flokët që të bëheshin ndonjë model. I mbajta flokët të drejtë, pasi pavarësisht larjeve, yndyra nuk ishte larguar krejtësisht. Atë ditë kam qenë shumë në siklet, por tani e kujtoj me gallatë. Cilado që e bëri nga vajzat, nuk i mbaj inat. E kam falur!

Je vetëm 17 vjeç dhe ke hyrë në botën e show-bizit papritur. Cilat janë sekretet që ti di për të mos bërë kompromise në jetë?
Nuk është se di ndonjë sekret të madh. Si 17-vjeçare di vetëm që nuk mund t’i besoj gjithkujt.

Në ndonjë intervistë je shprehur se je “single” dhe nuk të pëlqejnë ngacmimet e meshkujve në qytetin ku jeton, Firence. Po në Tiranë, si një vajzë me kurorë sa e ke tërhequr vëmendjen e tyre dhe a ke marrë ndonjë propozim të veçantë?
Ndonjë propozim të veçantë nuk kam marrë, por në Tiranë më ndodh shpesh diçka qesharake. Kur ulem nëpër kafene, meshkujt vijnë dhe më kërkojnë shkrepëse apo çakmak për të ndezur cigaren, edhe pse e shohin shumë mirë që unë nuk pi cigare. Siç duket, e kanë formë ngacmimi. Ndërsa tjetra është që në kafet me qumësht që unë zakonisht pi, shkruajnë fjalë të ëmbla ose “pikturojnë” zemra.

 

loading...