Miriam Cani: Së shpejti, martesa me Albanin!

loading...

foto (7)

loading...
Pak kohe më parë ra në sy të mediave, e veshur me fustan të bardhë, duke u bërë imazh reklamues i sallonit të nusërisë “Lili Sposa”, por kur do të vesh vërtetë fustanin e nusërisë, këngëtarja Miriam Cani?

“Shumë shpejt besoj. Këtë gjënë e martesës ne nuk duam ta shohim si stres. Ne bashkëjetojmë prej pesë vjetësh dhe ndajmë gjithçka bashkë. Kështu që asgjë nuk do të ndryshonte. Është diçka që do ta bëjmë për kënaqësinë tonë, si kurorëzim i dashurisë që kemi me njëri-tjetrin. Pra, siç e thashë, së shpejti!”, ka shpjeguar Miriami për “Revistën Paloma”, dhe ka thënë se dasma do të jetë e veçante dhe me plot surpriza.

Projekti i saj i fundit “Ti se di përse”, një krijim i Alban Skenderaj është pëlqyer mjaft nga fansat dhe Miriami ka treguar se tani është duke punuar në Gjermani në realizimin e versionit anglisht, krahas disa projekteve të tjera muzikore.

loading...