Mirësevini në fshatin më të ftohtë në botë (FOTO)

loading...

Nëse keni menduar se është ftohtë aty ku jeni tani, atëherë duhet të vizitoni fshatin rus Oymyakon, për të ndryshuar mendje.

Temperaturat mesatare të janarit janë – 50 gradë celsius dhe ky fshat është vendbanimi i përhershëm më i ftohtë në planet.

I njohur edhe si Poli i të Ftohtit, rekordi i temperaturës më të ulët i regjistruar aty është -72 gradë celsius.

Në këtë fshat jetojnë rreth 500 banorë.

Ata ushqehen me mish drerësh ose kali. Shumica e shtëpive djegin qymyr ose dru për ngrohje. Fshati ka një dyqan të vetëm. Dhe shkolla në fshat mbyllet vetëm kur temperatura shkon – 52 gradë celsius.

Fshati është rreth 750 metra mbi nivelin e detit. Gjatësia e ditës varion nga tre orë në dhjetor deri në 21 orë në verë.

Pavarësisht dimrit të tmerrshëm, temperaturat në verë mbi 30 gradë celsius nuk janë të pazakonta.

Për çudi shumë shtëpi e kanë banjën jashtë.

Banorët i mbajnë makinat e tyre ndezur gjithë ditën pasi kanë frikë se nuk do ndizen më nëse fiken.

Të hapësh një varr për funeral merr deri në tre ditë kohë.

1

loading...

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

loading...