Miratohet ilaçi kundër alkoolit

alkool

Ilaçi që shuan receptorët e lumturisë së shkaktuar me konsumimin e alkoolit në tru, me emrin ‘Selincro’, është miratuar zyrtarisht për përdorim, në mënyrë që të reduktohet konsumimi i alkoolit te personat që kanë probleme me mëlçinë. “Ky është një lajm shumë i mirë për personat të cilët vuajnë prej varësisë nga alkooli. Kjo pilulë mund të përdoret lehtë sipas nevojës”, ka deklaruar Timo Veroma, drejtori i përgjithshëm i kompanisë ‘Biote’, e cila e ka zhvilluar ilaçin. Konsumimi i tepërt i alkoolit është i zakonshëm në shumë pjesë të botës, ndërsa në Evropë ekzistojnë më se 14 milionë persona të varur nga alkooli. Ilaçi vjen në formë të pilulës, e cila mund të përdoret sipas nevojës, secilën herë kur personi ndjen nevojën e madhe për të pirë. Sipas kompanisë, pacientët që kanë përdorur këtë ilaç kanë shënuar rënie prej 40 për qind kur bëhet fjalë për konsumimin e alkoolit vetëm gjatë muajit të parë, derisa në studimin që ka zgjatur një vit, ajo dëshirë ka rënë për 60 për qind, që është e barabartë me një shishe verë më pak në ditë.