Miranda Kerr: Sa më shumë seks, trupi im duket më bukur – FOTO

0b

Më në fund Miranda Kerr ka zbuluar recetën e saj e të qenit vitale. Supermodelja e bukur më herët kishte deklaruar se ajo duket bukur dhe vitale për shkak të gjeneve të saj, por tani ajo ka zbuluar një detaj tejet interesant, i cili e ndihmon që ta ketë trupin e saj në top-formë.

Bëhet fjalë për seksin e rregullt i cili i ndihmon në definimin e trupit të saj, kështu që bukuroshja e kombinon të bukurën me të dobishmen. “E kam vërejtur një gjë, kur bëj më pak seks, trupi im nuk duket bukur. Sa më shumë seks që bëj, kraharorët dhe stomaku im duken më bukur”, ka deklaruar Miranda. Ajo në fushatën e re të revistës “GQ”, ka treguar se si seksi ka ndikuar në të, duke ekspozuar format e saj trupore në tërësi.

Ajo ka deklaruar se fakti që ka një trup të tillë, nënkupton se mund ta ekspozojë pa ngurrim se do të has në kritika nga të tjetër. “Jam krenare me format trupore që kam, prandaj nuk ngurroj ta ekspozoj atë. Nuk kam ndonjë të metë në trup për të cilin do të turpërohesha dhe do të kritikohesha nga të tjerët, prandaj pse mos ta tregoj trupin tim në dritën më të mirë”, ka shtuar ajo.

Miranda, mamaja e djaloshit trevjeçar Flynn, kohë më parë është shkurorëzuar nga bashkëshorti i saj, aktori Orlando Bloom. Pas këtij divorci, mediet e kishin lidhur me miliarderin James Parker, ndërsa tani shtrohet pyetja se me kënd ajo tani praktikon seksin e shpeshtë.

Pohimet e manekines së bukur i konfirmojnë edhe disa studime të realizuara nga shkencëtarë të ndryshëm, të cilat thonë se seksi i rregullt e ngrit sistemin imunitar, e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e zgjatë jetën si dhe ndihmon në humbejn e kilogramëve të tepërt.

0d

0b

0c

0a