Miranda Kerr i falënderon adhuruesit pas aksidentit

loading...

f1_17-miranda1363511583

loading...
Modelja australiane Miranda Kerr ka falënderuar gjithë adhuruesit e saj pas aksidentit që pësoi me veturën e saj në Los Anxhelos të hënën dhe i siguroi ndjekësit e saj në “Twitter” se ajo “është mirë”.

Bukuroshja e “Victoria’s Secret” ishte pasagjere në veturën e cila u godit nga një shofer i dehur kurse më vonë ishte dërguar në spital për të trajtuar një lëndim që kishte pësuar.

Kerr mban mbajtëse të qafës derisa po shërohet nga aksidenti dhe ka shfrytëzuar rrjetin social “Twitter” për t`ua treguar gjendjen shëndetësore fansave.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Unë jam më mirë tani”, ka shkruar ajo.

Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin dhe pritet të dënohet.

loading...