Miqtë mendonin se priste binjakë, më pas ndodh lindja ‘shokuese’

Duke parë barkun e saj të madh, të afërmit dhe miqtë mendonin se po priste binjakë, por në fakt ajo kishte vetëm një fëmijë në bark, i cili ka lindur me një peshë rekord prej 6.3 kg.

Lindja rekord ka ndodhur në Louisiana në Shtetet e Bashkuara, në një spital në Des Allemands.

“Njerëzit më thonin: mendoj se ke binjakë, madje bënin shaka duke thënë se ndoshta pas tyre fshihej dhe një fëmijë i tretë,” ka thanë La Queena Hunter-Grover.

Për shkak të peshës së tij jo normale, fëmija u mbaj në spital nën kujdes intensiv për gati një muaj.