Ministrja: “Vrasësit do vijnë në Britani nëse Shqipëria hyn në BE”

loading...

Shqipëria vazhdon të përmendet në debatin e brendshëm të Britanisë së Madhe, nëse vendi duhet të vazhdojë të qëndrojë në Bashkimin Europian apo jo.

Kësaj radhe, Ministrja angleze e Mbrojtjes, Penny Mordaunt, ka sulmuar Shqipërinë dhe vende të tjera që aspirojnë të bëhen pjesë e BE.

Sipas saj, vrasësit, terroristët dhe rrëmbyesit do të hyjnë më lirisht në Britaninë e Madhe nëse shtetit ishullor vazhdon të qëndrojë në BE.

Penny Mordaunt është një mbrojtëse e idesë se Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Europian.

Ajo shtoi nëse vende si Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia nëse do të lejohen që të anëtarësohen në BE, Britania do të bëhet një vend më pak i sigurt.

“Një votë e çuar dëm në këtë referendum është një votë më shumë për të lejuar njerëzit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e Turqia që të lëvizin lirshëm këtu kur ata t’i bashkohen BE-së së shpejti.

Në shumë prej këtyre vendeve, kriminaliteti është në nivele të larta, kanë probleme me bandat dhe celulat terroriste”,- tha ministrja e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.1000x6404

loading...

loading...