Ministria u jep pensione edhe qytetarëve të vdekur

loading...

loading...
Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) nuk e di saktë nëse të gjithë shfrytëzuesit e pensionit nga Skema e Pensionit për Persona me aftësi të kufizuara janë gjallë.

Persona nga kjo kategori pensionistësh edhe nëse vdesin ka mundësi që të jenë përfitues të pensioneve. Mosverifikimi i kësaj kategorie nga ana e Ministrisë mund të zgjasë me vite.

“Koha Ditore”, posedon historikun e pagesës se dy qytetarëve të cilët kanë vdekur në vitin 2009. Në këto dokumente shihet se këta dy qytetarë edhe 5 vite pas vdekjes kanë marrë pensione.

Sabrije Gashi-Beka, nga Prishtina, ka vdekur në qershor të vitit 2009, ndërsa deri në muajin shkurt të këtij viti familjarët e Sabrijes kanë marrë çdo muaj pensionin e saj. Shuma totale që kjo familje ka përfituar gjatë këtyre viteve është 5.340 euro./Koha Ditore/

loading...