Ministri Rexhepi pohon se vrasësit e Enver Zymberit fshihen në Serbi

bajram rexhepi

Prishtinë, 8 mars – Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, është pyetur sot se deri ku kanë arritur hetimet për vrasjen e Enver Zymberi dhe Selver Haradinajt.

Rexhepi, raporton indeksonline, ka deklaruar se 6 të dyshuarit për vrasjen e Enver Zymberit janë duke u fshehur në Serbi dhe se kapja e tyre është e pamundur, pasi Kosova e Serbia nuk kanë bashkëpunim në këtë fushë.

Ai ka shtuar se është identifikuar edhe personi i shtatë i dyshuar si i përfshirë në këtë vrasje dhe është kërkuar që edhe ai të përfshihet në listën e INTERPOL-it.