Milovani 44-vjeçar nga Serbia, merr për nuse 22-vjeçaren nga Shkodra

Në fshatrat serbë mungojnë vajzat e reja, kështu që burrat serbë vendosin të marrin për nuse vajza shqiptare.

Mblesëritë e shqiptarëve me serbët kanë ngjallur gjithnjë bujë në mediat shqiptare dhe në ato të huaja.

Vera, quhet gruaja e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë dhe paguhet 2200 dollarë për shërbimet e saj.

Në një reportazh është dokumentuar me foto mbërritja e 44-vjeçarit Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës.

Milovani kërkon dorën e 22-vjeçares tek gjyshja e saj dhe pasi ajo pranon, ai paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën.

Tri javë më pas, ai rikthehet dhe martohet me Evën.

Më pas Eva niset drejt Serbisë së bashku me bashkëshortin e saj Milovanin ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës.