Militanti: Tatuazhin e Berishës e bëra në zemër

loading...

loading...
Me Berishën deri në vde kje”… Kështu shprehet Juli, taksisti 34-vjeçar që u kthye dje në personazhin më të përfolur në “Facebook”. Megjithëse fotot e publikuara dje nuk e tregonin fytyrën e tij, tatuazhi në kraharor me portretin e kryeministrit në detyrë, u komentua gjatë në rrjetet sociale. Në këtë intervistë ekskluzive për “Summer Pages”, Juli, emri i vërtetë i të cilit është Ulian Kolgjegja, rrëfen ‘dashurinë’ e madhe që ka për liderin historik të demokratëve, komentet e miqve dhe të së dashurës për tatuazhin, si dhe sakrificat që do të bënte për doktorin…
Si të lindi ideja për të bërë një tatuazh me portretin e Berishës?

Ideja më lindi duke parë Olsin tek Çani. E mora menjëherë pas emisionit në telefon, në orën 2 të natës, dhe i kërkova të takoheshim, sepse doja të bëja një tatuazh të veçantë. Kështu, shkova të nesërmen në studion e tij dhe i thashë që doja të bëja tatuazh portretin e doktorit.
Cili ishte reagimi i tij?

Shumë i mirë, e mirëpriti menjëherë si ide, madje shërbeu edhe si shtysë…
Sa orë u deshën për ta realizuar këtë tatuazh?
Pesë orë.
Nuk u lodhe?

Më pyeti edhe Olsi me asistentët e tij në studio në isha lodhur, në kisha dhimbje, në kisha nevojë për një seancë tjetër, por “jo, – u thashë unë, – do duroj deri në fund; për doktorin edhe 12 orë duroj”.
Sa vite ke që je militant i Berishës?

Militant kam qenë që në ’92-shin. Të gjitha fotografitë e tij i kam bërë kornizë.
E ke takuar ndonjëherë Berishën?

Doktorin e kam përshëndetur shpesh. Ngaqë rri tek “ETC”, e kam përshëndetur gjithmonë kur kalonte aty me dy gishtat, edhe në mesazhe kam folur me të.

U ka kthyer përgjigje mesazheve të tua doktori?
Po, dhe më drejtohet në emër, Juli.
A ke folur me të pas tatuazhit?

Jo, ai ende nuk e di që jam unë djali që e ka bërë tatuazh portretin e tij.
Çfarë komentesh ke marrë për tatuazhin?

Të gjithë më kanë thënë “je i paparë. Ke qenë i fortë që e ke bërë tatuazh”. Po unë, atë që e dua, e dua gjithmonë. Jo vetëm kur është në pozitë, por edhe tani që i humbi zgjedhjet dhe dha dorëheqjen… Do ta kem gjithë jetën në zemër.
Po e dashura çfarë të ka thënë?

‘Nëse e pëlqen ti, edhe unë jam OK’, më tha ajo.
Pse e do kaq shumë Berishën?

Ai u ka sjellë shumë të mira shqiptarëve… Na nxori nga komunizmi, na liberalizoi vizat, na futi në NATO. Tani iki në Greqi tek ime motër pa pasur nevojë për vizë.
Sa lekë pagove për tatuazhin?
300 euro kam dhënë në dorë.
Ia vlejtën këto 300 euro?

Si s’ia vlejtën. S’bëhet fjalë që ia vlejtën.
Do jepje më shumë nëse do të kushtonte më tepër?
Patjetër që po.

Sa do paguaje?
Sa të kërkonte, deri në 1000 euro. Edhe po të mos i kisha do t’ia jepja lekët avash-avash. S’do të ishte problem fare, sepse ia vlen.

Çfarë pune bën ti?
Unë prej 10 vjetësh jam taksist, rri tek “ETC”. Jam i zjarrtë pas doktorit. Kur dha dorëheqjen, unë isha i pari në turmën që shkoi nga PD-ja tek shtëpia e tij.
Si e mendon tani Partinë Demokratike pa Berishën?

Do t’i mungojë shtylla kurrizore, megjithatë unë do të vdes i djathtë… Bashkë me Berishën në zemër. E kam bërë kastile nga krahu i zemrës, që ta kem gjithmonë aty. Dua të falenderoj shumë “Olsi Clinic Tattoo” për këtë punë të shkëlqyer që ka bërë, duket si fotografi./LajmeOnline/

loading...