Milionerin Anton Stanajn e vrau punetori i ti kosovar (Video)

loading...

antonstanaj

loading...
Stanaj në dorë mbante celularin dhe çelësin e Land Roverit, dhe diçka po shikonte në celular. Kur u nis të ulej, u dëgjua një krismë. U vra me vetëm një plumb nga kosovari Mujë Sefaj. Kështu deklaroi për gazetën malazeze ‘Dan’, Nikollë Pllumaj, dëshmitar i krimit në Sudan. Biznesmeni shqiptar, Anton Stanaj, u varros të enjten, në fshatin Dinoshë, të Podgoricës.
Vrasës i bashkëpronarit të kompanisë malazeze Rokshped, Anton Stanajt, është Mujë Sefaj, nga Kosova, i cili punonte për të në Sudan. Motiv i vrasjes, me gjasë, ishte një problem i madh financiar në kompani, të cilin Sefaj mundohej ta fshihte. Kështu të paktën pohon Nikollë Pllumaj, bashkëpunëtor i Antonit në Sudan.

“Quhem Nikollë Pllumaj, dhe në Sudan punoja për Antonin. Në ditën kur ndodhi vrasja u zgjova herët në mëngjes, sepse kisha disa punë rreth kamionëve. Rreth orës shtatë e thirra kolegun, Enver Ademin, sepse më duhej çelësi i kontejnerit. Ai më tregoi se kishte ndodhur diçka e keqe. U ktheva në objektin e punës, dhe atje e pashë Anton Stanajn, të vdekur në karrige”, i tha Pllumaj gazetës malazeze ‘Dan’.

Pllu¬maj theksoi se një ditë para vrasjes, Antoni dhe me të gjithë bashkëpunëtorët ishin zbavitur dhe kishin dëgjuar muzikë bashkë. Nuk pati kurrfarë problemesh, sqaroi ai.

I pyetur rreth motivit të mundshëm, Pllumaj nuk u shpreh fort i sigurt.

“Nuk e di se cili mund të ketë qenë motivi. Mu¬jë Se¬fa ishte nga Kosova dhe punonte për Antonin. Sipas meje, ai mbase kishte ndonjë problem me dokumentacion financiar; ndonjë problem goxha serioz. Për çka tjetër mund ta ketë vrarë?”, pyet Pllumaj, sipas të cilit, Antoni Sefajt ia kishte kërkuar dokumentacionin financiar dy ditë para vrasjes.

“Sefa i tha që s’kishte asnjë problem. Një natë më vonë kaluam shumë mirë bashkë. Në mëngjes, Muja duket se e kishte takuar Enverin para se të hynte në dhomën e tij. E kishte porositur që t’ia thërriste Antonin, dhe Enveri e kishte përcjellë porosinë”, sqaroi tutje Pllumaj.

Sipas tij, në dhomën e Mujës Antoni kishte shkuar bashkë me Afrim Shalën.

“Kur hynë brenda, Antoni në dorë mbante celularin, në të cilin po shikonte diçka, si dhe çelësin e Land Roverit. Kur u nis të ulej, u dëgjua një krismë, që u shkrep nga Mujë Sefaj, i cili pastaj e lëshoi revolen. Dhe, Afrim Shala i tha: ‘Ç’bëre kështu o njeri, pashë zotin! Qysh e vrave Antonin?’

Mu¬ja ndërkohë nxori një thikë nga xhepi dhe e goditi Afrimin katër herë. Ky mbeti pa ndjenja. Pas kësaj, Muja iku nga dhoma drejt bazës së OKB’së.

Enver Ademi e kishte parë derisa po ikte nga dhoma. Pasi e kishte dëgjuar krismën, e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. ‘Ç’bëre kështu o njeri?’, i tha. Pak më vonë, erdhën disa policë dhe ushtarë. Enveri iu tregoi që Mujë Sefaj ndodhej në bazën e OKB’së. Atje edhe e kapën. Muja tani ndodhet në burg, në Sudan, ku po e pret gjykimin”, përfundoi Pllumaj rrëfimin e tij.

Ndryshe, nuk kishte as një vit që An¬ton Sta¬naj po qëndronte në Sudan, ku flitej se kishte hapur një fabrikë të duhanit. Ai u vra më 8 mars të këtij viti.

Sipas asaj që Pllumaj i tha gazetës malazeze, Stanaj në Sudan kryente punët e transportit me kamionë për nevoja të OKB’së.

“Ne bënim punët transportit nga Kenia për në jug të Sudanit, kryesisht për OKB’në dhe për disa organizata joqeveritare. Mu¬ja i kishte dokumentet e OKB’së, ndërsa për kompaninë tonë i kryente të gjitha punët e dokumentacionit, që ndërlidheshin me shitjen, importin dhe eksportin”, sqaroi Pllumaj.

Sipas Express Anton Stanaj u varros të enjten në fshatin Dinoshë, të Podgoricës. Në varrimin e tij morën pjesë disa mijëra njerëz nga Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Amerika
Video ku tregon nje kohë kur stanaj ishte arrestuar ne Serbi.

loading...