Milioneri adoleshent i ofron një të panjohuri 130 euro që t’ia vrasë qenin (Video/Foto)

loading...


Gregory Goldsheild, nipi 16 vjeçar i oligarkut rus, Igor Nekludoc, është bërë një poshtërsi në muajt e fundit, duke filmuar një seri të videove qesharake, në të cilat ai has në qytetarë të zakonshëm, të cilët i bën që ta turpërojnë veten për para
The Telegraph sjell një video, e cila shfaq Goldsheidin duke sorollatur rrugëve të Moskës më një qen në duar. Pastaj ai shfaqet duke iu ofruar të panjohurve dhe duke iu thënë se qeni i takon ish të dashurës së vetë, dhe se dëshiron ta vras atë për t’iu hakmarrë asaj, transmeton Gazeta Express.

Pastaj ai iu ofron atyre deri në 10 mijë rublës (130 euro) që ta vrasin qenin për të, sepse nuk është mjaft i guximshëm që ta bëjë atë vetë.

Një njeri pajtohet që ta bëjë atë, e merr revolen nga adoleshenti, ia drejton qenit dhe e tërheq këmbëzën.

Por, revolja nuk shkrepë.

“Është një eksperiment social,” thotë Goldsheid.

“Dëshirojmë të shohim sa njerëz do ta qëllonin me armë për para një qen të pafajshëm,” shpjegoi ai.

Një video tjetër shfaq atë duke e paguar një të panjohur me 10 mijë rublës për ta pirë një kavazon të mbushur plot me urinën e tij.

Tjera video shfaqin atë duke iu kërkuar vajzave të reja t’ia tregojnë gjokset, të zhveshën në vetëm në të brendshëm e tyre dhe t’i përpijnë bankënotat në shkëmbim të parave kesh.

Klipi i tij më i fundit, i publikuar në Youtube para dy javëve, shfaq atë duke paguar të panjohurit që të derdhin pako me lëng domatesh mbi veten./Gazeta Express/
GAL

loading...

loading...