Miliona euro për ndërtesën e shkatërruar

loading...

loading...
Rreth 1.7 milion euro të investuara në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi po shkojnë huq. Këtij objekti të papërfunduar që nga koha kur Kuvendi drejtohej nga Nexhat Daci, tashmë i janë vjedhur dritaret e dyshemetë dhe shumë elemente të tjera i janë dëmtuar.

Pasqyrën e gjendjes aktuale të QAP-it e ka nxjerrë një komision i veçantë i Kuvendit, me qëllim që atë t’ia ofrojë Kryesisë së Kuvendit. Qendra Administrative Protokollare ka filluar të ndërtohet në mars të vitit 2005, ndërsa punimet në të janë ndërprerë një vit më vonë, konkretisht në vitin 2006.

Që nga ajo kohë kanë kaluar shtatë vjet, dhe Kuvendi nuk ka qenë në gjendje të ecë me ndërtimin e saj, ndonëse për çdo vit ka ndarë mjete për këtë qëllim. Raporti i komisionit, i cili ende nuk është diskutuar nga Kryesia, e të cilin e ka siguruar “Tribuna”, mban datën e hartimit, 18 qershor 2013. /LajmeOnline/

loading...