Miliarderi rus nuk gjen rehat, i bën gjëmën gruas pas 10 vitesh martesë

loading...

loading...

Me sa duket, miliarderi rus Roman Abramoviç nuk po gjen rehat. Pa më shumë se 10 vite martesë, ai i ka dhënë fund lidhjes me bashkëshorten e tij Darja Zhukova. Të dy duket se kanë ngelur miq të mirë si dhe partnerë të përbashkët në ato që kanë ngritur gjatë këtyre viteve martesë.

“Ne jemi të vendosur t’i rrisim bashkë fëmijët tanë”, thuhet në deklaratën e përbashkët të çiftit.

Nuk është ende e qartë arsyeja e divorcit të tyre. Abramoviç ka një pasuri prej nëntë miliardë dollarësh dhe është pronar i klubit anglez të futbollit ”Chelsea”.

Abramoviç ka qenë edhe dy herë të tjera i martuar. Ai kishte pesë fëmijë me bashkëshorten e dytë.

loading...