Miliarderi i Google udhëton në metro

f1_22miliarderi1358876221

Të takosh një multimiliarder në metro me një veshje prototipe të atij që është duke fshehur diçka. Në erën post Google kjo është e mundur: bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin është parë në New York me syze që zmadhojnë realitetin BigG, të zgjatuara mbi hundë. Autori i fotografisë, që po bën xhiron e rrjetit, është një udhëtar i vëmendshëm, Noah Zerkin: «Sapo pata një bisedë me njeriun më të fuqishëm të botës», ka shkruar në Twitter, duke vendosur edhe fotografinë. 39-vjeçari me origjinë ruse shfaqet krejt tjetër dhe aspak i pakënaqur apo i bezdisur nga fotografi dhe pozon me krenari mbi ndenjëse, transmeton Shekulli online.

Mbledhja e buzëve tregon ndërgjegjësimin, se sapo kishte ndihmuar për të shtuar kuriozitetin mbi një produkt, të cilit ende nuk i njihej data e daljes në treg. Dhe konteksti i takimit mund të na bëjë të imagjinojmë një Bill Gates në bordin e një tramvaji, ndërsa përdor versionin e parë të Windows 95 apo një Steve Jobs, që provon të telefonojë me iPhone-in e parë në një park publik. Fantazi e pastër dhe funny. Në erën post Google.

Çuarja përpara e Projektit Glass – ky është emri i përkohshëm i lenteve, që do të jenë në gjendje të dërgojnë dhe lexojnë mesazhe dhe për të siguruar informacione mbi çfarë na rrethon – po bëhet tashmë një zakon. Në fillim të janarit, një gazetar i Mashableha ka përjetësuar në një Russ Mirrov duke buzëqeshur njeriun e Google duke punuar mbi këtë projekt, me syzet në përpunim e sipër. Prillin e kaluar ishte përsëri Brin, që u fotografua në një festë bamirësie, duke përfunduar në Instagram. Google pra është duke luajtur me karta të hapura