Miley Cyrus në spital

loading...

loading...
Miley Cyrus ka pësuar një reaksion të rëndë alergjik ndaj antibiotikëve dhe është shtruar në një spital në Kansas City.

Mbrëmjen e së martës Miley ishte në Kansas për të zhvilluar një koncert në turin “Bangerz”, i cili është anuluar pas problemeve shëndetësore.

“Miley Cyrus është shtruar në një spital pas një reaksioni ndaj antibiotikëve dhe për këtë arsye koncerti i saj është anuluar”, ishte shkruar në një deklaratë të lëshuar nga organizatorët e koncertit.

Edhe pse në gjendje aspak të mirë shëndetësorë 21-vjeçarja ka shkruar në “Twitter”, duke përshëndetur fansat, gjithashtu ka publikuar edhe një foto nga krevati i spitalit ku ajo po qëndron.

Edhe të hënën e kaluar Miley ka anuluar koncertin në Charlotte për shkak të gripit. / tch/

loading...