Miley Cyrus bën tatuazh në formë zemre

f1_20-cyrus1363769753

Aktorja dhe këngëtarja Miley Cyrus ka larguar mendjen e saj nga raportimet se fejesa e saj është në probleme, duke bërë një tatuazh nga artistja e njohur e tatuazheve Kat Von D.

Ish-ylli i “Hannah Montana” ka bërë një tatuazh të ri pasi vizitoi studion e Kat Von D, “High Voltage”.

Von D shfrytëzoi rrjetin social “Twitter” për t`i publikuar fotografitë e tatuazhit të ri të Cyrus, që është e inspiruar nga piktura e zemrës nga piktori Leonardo da Vinci.

“Sapo kam përfunduar tatuazhin e Miley Cyrus, që ka një formë të zemrës anatomike të pikturuar nga Da Vinçi”, ka shkruar ajo.

Ishte spekulim se romanca e Cyrus me të fejuarin e saj Liam Hemsworth ka përfunduar, por ajo ka mohuar spekulimet përmes “Twitter”.

“Gënjeshtrat kanë pushtuar botën… Faktet nuk kanë vlerë më!”.

Ylli i hitit “Party in the U.S.A.”, në trupin e saj ka disa tatuazhe, siç është “Dreamcatcher” përgjatë brinjëve, një spirancë në kyçin e dorës dhe një thënie të presidentit të Amerikës, Theodore Roosevelt, që e mban në krahun e saj.