Milani e Sampdoria në garë për Kasamin

loading...

f1_25pajt1359111397

loading...
Mesfushori Pajtim Kasami pritet të kthehet në Itali në afatin e janarit, ndërsa ai mund të përfundojë te Milani apo te Sampdoria. Kështu të paktën kanë raportuar të enjten portalet italiane që merren me transferime të lojtarëve. Kasami 20-vjeçar nuk po ka hapësirë te Fulhami i Premier Leagues dhe po insiston të largohet nga Anglia. Ai në Itali ka luajtur për Palermon më herët. Menaxheri i njohur, Mino Raiola, ia ka propozuar Milanit futbollistin shqiptar të Shpresave të Zvicrës. Përgjigjja e Milanit pritet deri të shtunën dhe nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë Kasami mund të kalojë te Sampdoria. Ish-trajneri i tij te Palermo, Delio Rossi, vlerëson se Kasami do të ishte i vlefshëm për mesfushën. Rossi tani drejton Sampdorian. Kasami mund të transferohet për katër milionë euro, aq sa i kushtoi edhe Fulhamit në verë të vitit 2011.

loading...