Milani aprovon bilancin 2013, humbje prej 15.7 milionë €

0

Në mungesë të administratores së çështjeve ekonomike dhe njëkohësisht zëvendëspresidentes së Milanit, Barbara Berluskoni, e cila vazhdon turin e saj në Azi në kërkim të sponsorëve të rinj, klubi kuqezi ka organizuar dje mbledhjen e aksionarëve, seancë nën drejtimin e Adriano Galianit.

Pavarësisht situatës delikate të pasuar nga ndeshja me Katanian, numri dy i Milanit nuk ka dashur të prekë për asnjë moment këtë çështje, por është fiksuar në mbylljen e bilancit dhjetor 2013. Sipas shifrave ekonomike, Milani e mbyll këtë vit me një humbje prej 15.7 milionë eurosh, e cila do të mbulohet nga agjencia “Fininvest”, e drejtuar nga vajza tjetër e Silvio Berluskonit, Marina. Ky akt është duartrokitur edhe një herë tjetër nga administratori i deleguar, Adriano Galiani, i cili në fjalën e tij ka folur me superlativa për presidentin:

“Edhe një herë tjetër, i detyrohemi shumë presidentit Silvio Berluskoni, i cili e ka shpëtuar për të disatën herë klubin nga falimenti, duke mbuluar shpenzimet tona stratosferike nga fitimet e kompanive të tij të tjera. Ka qenë vetëm falë mundit të tij nëse kemi fituar gjithçka në Itali, Europë dhe në botë, prandaj ky gjeni meriton respektin tonë. Si tifoz i Milanit, shpresoj që Berluskoni të jetë presidenti ynë edhe për 100 vitet e ardhshme. Humbje e padëmshme? Kur buxheti del me humbje nuk është diçka për t’u duartrokitur, sepse kjo do të thotë se arkëtimet nga sponsorët kanë rënë (nga 275 në 254 milionë), por gjithsesi edhe ne si klub kemi lëvizur pozitivisht duke ulur pagat (nga 176 në 144 milionë). Por, në të njëjtën kohë, klubi është në linjë të plotë me normat e “fair-play”-t financiar, ndaj ky fakt na gëzon. Një tjetër përgëzim meriton Barbara Berluskoni, pa të cilën Milani nuk do të kishte realizuar dhe nuk do të ishte vendosur në këto ambiente fantastike të selisë sonë të re, ndaj ky akt është i gjithi një meritë e saja”.

Por, edhe pse Galiani është parë i qeshur, ai ka pasur një debat me njërin nga aksionarët, Gati (500 aksione), i cili ka votuar kundër buxhetit, duke kritikuar administratorin se ka gabuar fushatën e blerjeve në merkato, sidomos gabimin trashanik në çështjen Pato-Tevez dhe aq më shumë shkarkimin e vonuar të Alegrit, deri në muajin janar. Gjithsesi, Adriano Galiani e ka injoruar…