Milan, po shkove për t’u mbrojtur je i eliminuar!

loading...

Milan-Barcelona4-300x185

loading...
Në “San Siro” Barcelona, edhe pse arriti të dominonte zotërimin e topit, ishte steril. U krijua përshtypja sikur luanin të vetëm përpara një pasqyre. Milani nuk mund të luante si spanjollët, sepse ndryshon në filozofi. Në pjesën e parë ata kryesisht u mbrojtën, ndërsa në të dytën luftuan duke dhuruar një lojë të bukur, duke dalë nga konturet e “katenaços”. Për mua shanset e kualifikimit për të dyja skuadrat janë 50-50. Mos harroni se Barcelona mbetet skuadra më e mirë në botë. Ata janë mësuar të fitojnë gjithnjë dhe rrallë e bëjnë me rezultat të ngushtë 1-0. Nëse Milani nuk do të luajë me qëllimin për të shënuar, atëherë do të jetë shumë e vështirë për t’u kualifikuar. Futbolli ka treguar se jo gjithnjë fiton skuadra më e mirë. Kjo më ka ndodhur personalisht në Kupën UEFA. Kishim Kostakurtën, Barezin, Van Basten, Gulit dhe Donadonin, por na mundte Bordoja e Zidanit dhe Djugarrisë. Është e vërtetë se Milani ka më pak eksperiencë se një vit më parë, pasi është një skuadër e re. Mirëpo mënyra se si fituan në ndeshjen e parë tregoi se fanella është e rëndë. Për Barcelonën do të jetë si një finale, por është e vërtetë dhe nga ana tjetër se për disa lojtarë të Milanit do të jetë një test maturie. Unë pres që Milani të luajë si në ndeshjen e parë. Duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në mbrojtje, por me objektivin për të shënuar sa më parë. Barcelona do të luajë në sulm, çka do u lejojë kuqezinjve hapësira ekstra në kundërsulmet e tyre. Presioni i tifozëve në “Kamp Nou” duhet të shfrytëzohet në favor të italianëve. Nuk është një ditë për të bërë eksperimente. Mesi duhet mbajtur larg zonës ashtu si në ndeshjen e parë, ndërsa mendoj se Ksavi do të jetë njeriu më i rrezikshëm i vendësve. Alegri do të ndjejë mungesën e Pacinit. Xhanpaolo është ndër të paktit sulmues me eksperiencë që ka Milani.

loading...