Milan, mision shumë i vështirë për Barcelonën

loading...

barca-milan

loading...
“Camp Nou” do të përjetojë sonte në mbrëmje emocionet më të mëdha të viteve të fundit pasi Barcelona me yjet e saj do të kërkojë të përmbysë humbjen 2-0 të tre javëve më parë ndaj Milanit. Përballë kuqezinjve ky do të jetë një mision shumë i vështirë, por mbrojtësi katalanas Pike është optimist dhe thekson se skuadra do t’i rikthehet lojës së mirë duke filluar që sonte: “Barcelona ka në përbërje futbollistë të talentuar dhe jemi të përgatitur psikologjikisht për të zhviluar një ndeshje të mirë. Nuk duhet të gjejmë asnjë justifikim për këtë përballje. Duhet të përdorim gjithçka për të fituar dhe kështu do tu japim një përgjigje të mirë kritikave të kohëve të fundit.”

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri u ka kërkuar lojtarëve të tij të ruajnë qetësinë në fushë: “Do të luajmë ndaj skuadrës më të mirë në botë dhe nëse arrijmë të kualifikohemi, do të hyjmë në histori. Jemi një skuadër e re dhe disa prej tyre nuk kanë eksperiencë në arenën ndërkombëtare, kështu që e vetmja mënyrë për të luajtur këtë përballje është duke ruajtur qetësinë. Përveç Ballotelit, Allegri nuk do të ketë në dispozicion as sulmuesin tjetër Pazzini, i dëmtuar në fundjavë përballë Genoas.

Edhe pse mijëra kilometra larg, Tito Vilanova mund të jetë i pranishëm në dhomat e zhveshjes së Barcelonës përpara sfidës me Milanin, nëpërmjet një videokonference. Nga Nju Jorku ku po kurohet pas operacionit për heqjen e një gjendre tumorale, tekniku katalanas do të japë këshillat e fundit për të besuarit e tij. Një praktikë të tillë, Vilanova e ndoqi edhe përpara humbjes 2-1 në El Klasikon e kampionatit kundër Realit të Madridit.

Ja disa statistika para ndeshjes në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Milanit (20:45):

MILAN
– Rosonëret kanë shënuar 401 gola në total në Kupat Evropiane.
– Në moshën 19 vjeç e 342 ditë, Stephan El Shaarawy, u bë lojtari më i ri që shënon në UEFA Champions League (kundër Zenit St Petersburg).
– El Shaarawy ka shënuar 23 gola nga 41 ndeshje të mundshme këtë sezon.

BARCELONA
-Para humbjes në ndeshjen e parë, Barcelona nuk u mposht nga Milanit në 7 ndeshjet e fundit. Hera e fundit që humbi ishte me 20 Tetor 2004 në fazën e grupeve, 1-0 me golin e Shevchenko. Në atë ndeshjen luanin edhe Massimo Ambrossini, Valdés, Puyol, Xavi, Iniesta.
-Barcelona nuk ka humbur në 19 ndeshjet e fundit në “Camp Nou” në Ligën e Kampionëve.
-Barcelona ka këtë bilanc ndaj klubeve italiane në “Camp Nou”: 11 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

5 NDESHJET E FUNDIT:

MILANMilan-Parma 2-1, Milan-Barcelona 2-0, Inter-Milan 1-1, Milan-Lazio 3-0, Genoa-Milan 0-2.

BARCELONAMilan-Barcelona 2-0, Barcelona-Siviglia 2-1, Barcellona-Real Madrid 1-3 (Coppa del ReY), Real Madrid-Barcelona 2-1, Barcelona-Deportivo La Coruna 2-0.


Muller: Nuk mendoj se ka një skuadër në botë që dëshiron të luajë ndaj Barcelonës

Thomas Muller shpreson tek eleminimi i Barcelonës duke shprehur bindjen se cdo skuadër që ka ambicie për të fituar Champions League, dëshiron të shmangë në rrugën e vet gjigandët katalanas. Mesfushori i Bayernit të Mynihut shpreson që Barcelona të dështojë në misionin e vet për të kthyer humbjen 0-2 në ndeshjen e parë të 1/8 në “San Siro” ndaj Milanit. Futbollisti bavarez e ndjen që blaugranat janë rivali i tyre kryesor në rrugën për titullin kampion evrope, dhe përkëtë arsye kërkon ti shohë ata jashtë kompeticionit që në këtë fazë.

“Nuk mendoj se ka një skuadër në botë që dëshiron të luajë ndaj Barcelonës, me përjashtim të ndonjë mazokisti. Cdo ekip që ka ambicie për të fituar Champions League nuk do ti vinte keq aspak nëse në këtë fazë të kompeticionit eleminohet skuadra favorite”.

Barcelona ka mbërritur në gjysmëfinalet e Champions League cdo vit që nga sezoni 2006-07, dhe ndaj Milanit rrezikon të eleminohet që në 1/8 e finaleve. Barcelona, Bayern Mynih dhe Real Madrid shiheshin si favoritet kryesore për të fituar kompeticionin pas përfundimit të fazës së grupeve.

loading...