Milan insiston për Xhemjalin

blerim_4462Skuadra e Milanit po insiston ta transferoj Blerim Xhemjalin nga Napoli. Mesfushori shqiptarë pëlqehet edhe nga trajneri i ri i Rossonerëve, Filippo Inzaghi.
E ardhmja e Blerim Xhemajlit vazhdon të mbetet e paqartë. Mesfushori shqiptarë, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2015, nuk bënë pjesë në planet e Rafa Benitezit.

Por, skuadra e Milanit po insiston për transferimin e reprezentuesit zviceran, raporton calciomercato.it.

Sipas këtij portali, trajneri i Rossonerëve, Filippo Inzaghi, pëlqen karakteristikat e ish anëtarit të Boltonit, Parmas dhe Torinos.

Thuhet se Napoli kërkon 7 milion euro për Xhemjalin, derisa Milani është e gatshme të ofroj rreth 6 milion euro me bonuse.