Milaim Zeka: Nëse dëshmia e Fatmir Limës është e vërtetë, kuku për ne!!!

loading...


Pas deklaratave të Fatmir Limes së në vitin 2006 ai përpara Tribunalit të Hagës ka thënë se vrasësi i Enver Malokut dhe plagosesi i Sabri Hamitit është Lutfi Ajazi, ka ardhur reagimi i gazearit Milaim Zeka.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Milaimi ka thënë se nëse kjo gjë është e vërtetë atëherë kjo është shumë gjë e tmerrshme për ne. Kjo se, është pikërisht Lutfi Ajazi ai që gazetarin dhe shumë shok të tij i ka ‘ulë në gjak’, duke bërë edhe gjëra të tjera transmeton parrotlla.net

Më poshtë keni statusin e tij të plotë:

Nese deshmia e Fatmir Limes eshte e vertete, kuku per ne!!!

Edhe per Lutfi Ajazin

Sot, permes mediave tona, kam lexuar, se Fatmir Limaj, ne vitin 2006, perpara Tribunalit te Hages, paska deklaruar se: Vrasesi i Enver Malokut, dhe plagosesi i Sabri Hamitit, ka qene udbashi famekeq: Lutfi Ajazi!

Nese del qe eshte e vertete, vaj halli per ne. Thjeshte: kuku per ne.

Lutfi Ajazi ka qene vrases, perdhunues, dhunues, torturues, e cka jo.

Ai, mu dhe shume shokeve te mi, na ka ule ne gjak. Madje mu personalisht, me ka dergu tek Prroni Keq, ne mes Klines te Mesme dhe Runikut, per te me ekzekutuar.

Ai ma ka arrestu babain tim, dhe e ka sjellur ne dhomen e hetuesise, ne Burgun e Prishtines, vetem qe te me shihte se ne cfare gjendje me kishte sjellur UDBa.

Krejte keto i ka ditur Fatmir Lima, edhe Jakup Krasniqi, edhe Hashim Thaçi, edhe Azem Syla, edhe Kadri Veseli, edhe Ferat Shala, edhe Fadil Demaku…

Po kush prej ketyre qe i permenda ka shku ne Gjermani dhe e ka taku Lutfi Ajazin? Kush dhe si e futi Luten ne Kosove?! Kush kane qene tre prej personave kryesor te ShIK ut qe e siguruan ate ne Prishtine, nderkohe qe e mashtruan opinionin sikur gjoja ai ka vdekur ne Medvegje?!!!

Pse dhe si u mor ne bashkepunim Lutfi Ajazi? A pyetej per krimet qe kishte bere, apo per komprimetimin e shokeve?!!!

Per te gjitha keto do ta lexoni dosjen ne javet e ardheshme…

P.S. Ne dosjet e Gjykates Speciale, figurojne krejte njerez te tjere, te cilet e kane vra Enver Malokun. Kjo Gjykate, tashme i ka deshmitaret, bashke me deshmite…
largea_milaim-zeka1463162268

loading...

loading...