Miku i fëmijërisë: Ardiani abuzoi me një fëmijë një ditë para dasmës. Është dënuar me 4 vite burg

fatmir-bogdani-shok-femijerie-i-ardian-prrenjasit.-prrenjas-288x300

Shoku i fëmijërisë, Fatmir Bogdani, është shprehur për Panoramën se pedofili Ardian Përrenjasi ishte njeri i çuditshëm.

“Edhe pse atëherë nuk është se bënte shumë muhabete me asnjërin prej nesh, ai ka qenë më ndryshe. Jo gjithmonë rrinte me ne. rrinte me qentë. Ç’shihte qen në rrugë, u jepte ndonjë gjë të vogël për të ngrënë sa të miqësohej e të rrinte me ta. Dilte hipte nëpër pemë. E la shkollën në klasë të tetë, nuk ka bërë fare gjimnaz,” rrëfen Bogdani.

Ai thekson se Përrenjasi ka qenë përgjithësisht njeri i vetmuar.

“Ata kanë qenë shumë të varfër në familje. Me ne rrinte gjithnjë, por shenja të tilla as nuk i shkonin në mend njeriu. Edhe para se të ikte ushtar, ka qenë shumë i vetmuar”.

Bogdani tregon se ai në mënyrën se si fliste, fantazonte gjëra që nuk kishin lidhje me realitetin dhe shprehej gjithmonë kundër femrave.

“Ai s’ka pasur asnjëherë histori me femra, për aq sa di unë. As nuk fliste për femrat, ua thashë. Vetëm me çuna, për femra s’ka pasur dobësi kurrë. As shoqe, asgjë nuk ka pasur. Ne të gjithë kishim historitë tona të vogla. Sikur të kishte telefona atëherë, le të themi nga 20 numra telefoni, asnjë emër femre  nuk do të figuronte, ta jap unë me garanci”.

Bogdani, miku i fëmijërisë tregon se Përrenjasi gënjente përgjithësisht dhe tregon abuzimin e tij të parë me një fëmijë 10 vjeç.

“Edhe atë djalin në lagje e kishim. U dënua me 4 vjet burg dhe e ka vuajtur një pjesë të dënimit, se kam dëgjuar të thonë se nuk është dënuar. U dërgua në një burg në Kavajë në rastin e parë, këtë e di gjithë Përrenjasi. Ishte menjëherë sa doli nga ushtria. Pas ardhjes nga Kavaja, ka ikur në Greqi, ku ndodhi edhe rasti i dytë, për të cilin nuk di hollësira”.

Bogdani tregon se abuzimi i parë ka ndodhur një ditë para se ai të martohej, dhe pasi janë njoftuar krushqit, dasma është anuluar.