Mikroorganizmat qe jetojne ne simbioze me njeriun 10 here me shume se numri i qelizave

loading...

Numri i mikroorganizmave që jetojnë në simbiozë me trupin e njeriut është më i madh se numri i qelizave të tij. Edhe pse nuk ka një shifër të saktë mendohet se raporti ësht¡ 10 mikroorganizma për një qelizë njerëzore. Këto mikroorganizma më së shumti baktere por edhe disa lloje kërpudhash ushqehen me substanca të lëshuara nga organizmi i njeriu dhe shpesh prodhojnë vitamina të nevojshme për metabolizminOrganet më të banuara nga mikroorganizmat janë zorrët goja zona urogjenitale lëkura hunda dhe fyti. Mes 400 llojeve të ndryshme të mikroorganizmave që bashkëjetojnë me njeriun kërthiza është pjesa që ‘fton’ më tepër lloje bakteresh të cilat përveçse prodhojnë vitamina (veçanërisht biotinën dhe vitaminën K) përmirësojnë proceset tretëse të sheqernave dhe yndyrnave duke favorizuar përthithjen e mikropërbërësve të rëndësishëm si kalcium magnez dhe hekur. Prania e tyre gjithashtu parandalon pushtimin nga bakteret e dëmshme të mureve të zorrëve duke na mbrojtur nga infeksionet.

loading...