Mijëra sorra fluturojnë si “të çmendura”, bllokojnë edhe komunikacionin (Video)


Një video e frikshme tregon momentin kur mijëra sorra shihen duke fluturuar mbi udhëtarët në Houston. Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një vozitës ai që ka kapur dhe publikuar pamjet e fluturimit të tyre në një qiell të errët gri. Në video, sorrat duket se të fluturonin me shpejtësi, duke tërhequr vëmendjen e vozitësve dhe kalimtarëve, që po futeshin dhe dilnin nga qyteti. Thuhet se trafiku u anua në një anë të rrugës, ndërkohë që shumë vetura ulën shpejtësinë për shkak të sorrave që fluturonin me shpejtësi.