Microsoft planifikon të mbyllë Messenger më 15 mars

loading...

messengerlogo-100020598-large-370x290

loading...
Windows Live Messenger do të ‘dalë në pension’ zyrtarisht në Mars, ka njoftuar të Martën Microsoft-i në një email për të gjithë përdoruesat e këtij shërbimi.

Më 15 Mars, të gjithë përdoruesat do të transferohen në Skype, një program ky i cili Microsoft e bleu për 8,5 Miliarda $ në Tetor të 2011-s.

“Po nxjerrim në pension shërbimin e Messenger-it në të gjithë botën… dhe po sjellim veçori të bashkuara me Skype dhe Messenger,” ka thënë Microsoft, duke shtuar se Messenger do të jetë i disponueshëm vetëm në Kinë.

Kompania gjithashtu inkurajoi përdoruesat të transferohen në shërbimin e Skype-it, dhe të kyçen duke përdorur të dhënat e llogarisë së tyre të Microsoft-it.

Microsoft ka shtuar se deri më 15 Mars shërbimi i Messenger-it do të funksionojë si më parë, por pas asaj date, përdoruesit nuk do të mundin të kyçen më në Messenger, dhe do të ‘shtyhen’ të shkarkojnë programin Skype. /Tech.Al

loading...