Michelle Obama përsëri në ballinën e revistës Vogues

f1_16-michelle-in-vogues-balline-te-showbizi1363431815

Barack Obama tashmë ka thënë që ka shumë të përbashkëta me Jay-Z (pasi që të dy kanë bashkëshorte dhe vajza më të popullarizuara se ata vetë). Tani në prill, në numrin e ri të “Vogue”, ai krahason gruan e tij, dhe yllin e ballinës së revistës, Michelle me Beyonce.

Pse? Sepse ajo është e lumtur që puna e tij kërkon që ai të vishte më shumë kostume dhe të largojë pantallona ngjyrë kaki, që i ka qysh 20 vjeç. “Michelle është si Beyonce në atë këngën ‘Upgrade U’” bën shaka Obama.

Presidenti Obama nuk është i vetmi, stili i të cilit ka ndryshuar qysh se është bërë njeriu i parë i Shteteve të Bashkuara, edhe modeli i flokëve i Michelle është ndryshe nga paraqitja e saj e parë në ballinën e revistës Vogue në vitin 2009.

Por, filozofia e saj mbetet e njëjtë: “Unë gjithmonë them që femrat duhet të veshin çfarëdo që i bën të ndihen mirë për veten”, tha ajo. “Kjo është çka bëj unë gjithmonë”. Dhe me ballinën e dytë të Vogue në xhepin e saj, duket që kjo ka efekt për të!<koha>