Michael O’Reilly: Ndjekja ndaj UÇK-së sikur dikur ndaj Bill Clintonit

Avokati i Ramush Haradinaj sa ishte në Hagë, Michael O’Reilly ka thënë se raporti i Williamsonit ka dy karakteristika të veçanta. Ai ka shpjeguar se si pretendimet për trafikim organesh së pari Carla Del Ponte i kishte përmendur në librin e saj “Gjuetia-Unë dhe kriminelët” në të cilat është bazuar senatori Dick Marty.

Ndërsa kur Williamson gjatë hetimit të tij e ka kuptuar se akuzat thelbësore ndaj UÇK-së janë pa substancë ai e ka kthyer vëmendjen te krimet që dyshohen se janë kryer pas luftës. Gjithsesi , Michael O’Reilly ka shtuar se kjo na kujton ndjekjen që KenethStarr i kishte bërë Bill Clintonit.

“Janë dy karakteristika të veçuara në raportin e Willamson. Së pari, ajo shkon deri në një refuzim të plotë të pretendimeve të çuditshme për trafikim të organeve të përhapura fillimisht nga Carla Del Ponte në librin e saj “Gjuetia – Unë dhe kriminelët e luftës”, pretendime të cilat janë përsëritur pa ndonjë hetim të pavarur nga Dick Marty. Së dyti, kur Williamson e ka kuptuar se akuzat thelbësore kundër UÇK-së (ato të trafikimit me organe) janë pa substancë, ai e ktheu vëmendjen tek krimet që dyshohen se janë kryer pas luftës nga elemente të UQK-së – një organizatë nuk ka ekzistuar pas luftës.

Kjo na kujton ndjekjen që Kenneth Starr e kishte bërë ndaj Bill Clintonit. Teksa nuk kishte gjetur prova për ta mbështetur pretendimin kryesor ndaj Bill dhe Hilary Clilnton (për parregullsi me toka), Starr e kthej vëmendjen duke u marrë me jetën seksuale të presidentit. Fakti që ai kishte zbuluar disa gjëra të çuditshme rreth marrëdhënieve të ndryshme seksuale të Clinton, nuk ishte arsyetim për atë që kishim të bënim me një hetim të motivuar politikisht”, ka thënë Michael O’Reilly./zeri/