Metoda natyrale për largimin e qimeve nga nënsqetullat

A ju rriten qimet e nënsqetullave shpejt dhe ju keni vështirësi t’i largoni ato?

Por nëse nuk e keni ditur, nuk keni nevojë që të shpenzoni shuma të majme parash për depilimin e tyre, as nëpër sallone bukurie e as në produktet e shtrenjta.

Ka edhe metoda natyrale që ju ndihmojnë që të depiloni qimet e nënsqetullave, pa dhimbje dhe në mënyrë shumë efektive.

Metoda e parë: Limon dhe sheqer

Metoda e depilimit me bazë sheqerin është e thjeshtë dhe shumë efektive.

Përzieni 2 lugë gjelle lëng limoni dhe 1 lugë gjelle sheqer dhe formoni një pastë homogjene.

Vendoseni këtë masë në nënsqetullën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për disa minuta. Më pas pastrojeni me një leckë të pastër. Përsëriteni këtë tretman dy herë në javë.

Sa herë që e përdorni këtë tretman do të shihni se do të keni më pak qime.

Metoda e dytë: Vezë dhe miell misri

Përzieni një vezë dhe gjysmë luge miell misri dhe formoni një pastë homogjene.

Vendoseni këtë pastë në nënsqetulla dhe lëreni derisa të thahet, më pas pastrojini ato me ujë të vakët.