Meteori i quajtur ”topi i zjarrtë” mbrëmë ndriçoi qiellin e Amerikës

mqdefault


 

Kah bregdeti lindor i Amerikës ka fluturuar një meteor i cili ishte aq i ndritshëm saqë ishte e mjaftueshme që të shihet nga 13 shtete të SHBA dhe dy provinca kanadeze.

Bill Kuk, zyrtari i zyrës për ndjekje të meteorëve në Agjensinë Amerikane për Hulumtime të gjithësisë, ka thënë se fluturimi i meteorit të mbrëmshëm tregon se bëhet fjalë vetëm për një trup.

”Dukej si një top i zjarrtë i cili drejtohej kah pjesa juglindore. Drita ishte si ajo e një hëne të plotë. Në atmosferë ka hyrë nga verilindja”- specifikoj Kuk.

Me mijëra meteorë fluturojnë çdo ditë nëpër qiell, por nuk mund të vërehen pasiqë kjo ndodh nëpër oqeane ose gjatë ditës.