Mësuesi i Kuranit dhunon nxënësen e tij 5 vite me radhë

loading...

sulm

loading...

Një mësues i islamit kishte sulmuar seksualisht një vajzë të re, në një periudhë 5 vjeçare.
Vajza mbeti shtatzënë dhe refuzoi të abortojë për shkak që ta bëjë të qartë se ai po e sulmon seksualisht. Pas kësaj, u zbulua rasti dhe ai u dënua me 19 vite burg për abuzim seksual ndaj të miturës, njofton DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Mohammed Islam, 31 vjeçar, nga Bethnal Green në lindje të Londrës, ka filluar ta abuzojë vajzën në vitin 2010, kur ajo ishte vetëm nëntë vjeçare. Në atë kohë ai i jepte mësim vajzës për librin e Kuranit.

Ai më pas vazhdoi sulmin ndaj saj gjatë 5 viteve të ardhme, deri sa ajo i mbushi 14 vjeç.

Gjykata e lartë konstatoi se sulmet e deri tanishme e bënë vajzën të ndjehet e pafuqishme për ta ndaluar atë. Megjithatë, gjykata e dënoi atë me 19 vjet burg.

loading...