Messi s’e meritoi ‘Topin e Artë’

Diego Maradona e ka kritikuar FIFA-n që ia ndau “Topin e Artë” Lionel Messit, si lojtari më i mirë i Botërorit. Sipas legjendës argjentinase, ky ishte një plan marketingu i shtëpisë së futbollit botëror.

“Messi? Do t’ia jepja edhe qiellin, nëse do të ishte e mundshme. Por, nuk është në rregull t’ia japësh një çmim dikujt që nuk ka mundur të fitojë diçka tjetër, vetëm për shkak të një plani marketingu”, shprehet kampioni i botës në vitin 1986.

Gjithashtu, Maradona e ka kritikuar edhe përzgjedhësin Alejandro Sabella për ndërrimin që e bëri duke e larguar Ezequiel Lavezzi për ish dhëndrin e tij, Sergio Aguero.