Messi: Ronaldinho, njeriun më i rëndësishëm në hapat e para të mija

loading...

ronaldinho-messi

loading...
Lionel Messi ka rrëfyer momentet e tij të para te Barcelona, ku si një adoleshent i talentuar u shndërrua në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ylli argjentinas falënderon Ronaldinhon, të cilin e ka cilësuar si njeriun më të rëndësishëm në hapat e parë si profesionist. Madje, ai beson se nuk do kishte shkëlqyer aq shpejt, pa ndihmën e brazilianit. Fillimi “Gjithmonë e kam thënë se nga momenti i parë që u futa në dhomat e zhveshjes së ekipit, Ronaldinho dhe lojtarë si Deko, Silvinjo apo Mota më pritën mjaft mirë. M’i bënë gjërat mjaft të thjeshta. Por, mbi të gjithë Dinho, sepse ishte edhe pika e referimit në skuadër. Kam mësuar shumë prej tij. Ai më ndihmoi mjaftueshëm që unë të luaja lirshëm, pa presion dhe të tregoja gjithçka që zotëroja. Më dha mundësinë të shkëlqeja”.

“Ishte ndihma ime më e madhe. Nuk është e lehtë për një 16-vjeçar që të dijë të sillet. Ai m’i tregoi të gjitha mënyrat dhe se si funksionin gjërat. Është një person i shkëlqyer dhe më i rëndësishmi për mua në atë periudhë. Mendoj se pa ndihmën e tij, do e kisha pasur më të vështirë të kisha një karrierë kaq të suksesshme. Ronaldinho ishte fajtori për ndryshimin e Barcelonës. Epoka ishte e keqe dhe viti i tij i parë ishte i tmerrshëm. Nuk ishte i disiplinuar sa duhet në fushë. Skuadra nuk fitoi asgjë atë edicion, gjithsesi tifozët u dashuruan me Ronaldinho, pasi dhuronte emocione dhe spektakël në fushën e lojës. Më pas erdhën edhe titujt, duke i bërë të gjithë të lumtur. Mendoj se Barcelona duhet t’i jetë gjithnjë mirënjohëse për atë që ka bërë për këtë klub”.

“Kishte raste që nuk e kuptoja pse nuk më aktivizonte apo nuk më grumbullonte fare. Tani e di mjaft mirë se cila ishte arsyeja dhe e falënderoj. I jam mirënjohës që më ka dhënë mundësinë dhe më ka mbajtur gjithnjë të motivuar për të dhënë maksimumin. Ai më bëri të kuptoj se duhet të punoj shumë, për të qenë atje ku duhet. Vija nga një dëmtim dhe nuk mora pjesë në finale. Isha mjaft i ri dhe s’doja që të merrja pjesë në festë. Ronaldinho, Deko dhe Mota më sollën kupën për të festuar triumfin dhe nuk mund ta harroj kurrë atë moment. Sot pendohem që nuk isha në fushë me shokët e ekipit, ndonëse e bëra më vonë”.

loading...