Messi pasuron arkivin me një tjetër rekord – VIDEO

loading...

messi1

loading...
Në një sezon me ulje dhe ngritje për Barcelonën, ai që nuk di të ndalet është vetëm Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas me golin e shënuar ndaj Deportivo La Coruna, shndërrohet në lojtarin e parë në historinë e La Ligas dhe në të gjithë botën që shënon 17 javë rresht në kampionat ndërsa rekordi mund të thellohet në ndeshjen e ardhshme me Rayo Vallecanon një skuadre që Messi i shënon sistematikisht.

Në total deri tani, sulmuesi argjentinas ka realizuar 39 gola në kampionat dhe 50 në total, shifra të frikshme për gati 2/3 e sezonit. Ndaj Deportivo La Coruna, për herë të dytë këtë sezon Messi e nisi nga stoli ndeshjen dhe ashtu si ndaj Getafes ai u aktivizua në pjesën e dytë për të lënë shenjën e tij.

Kursimi nga ana e trajnerit te Barcelones Jordi Roura, bëhet me qëllim që 4 herë fituesi i Topit të Artë të shkëlqejë edhe me Milanin në ndeshjen e kthimit te Champions League, qe do te zhvillohet ne “Camp Nou” pasi duke parë ndeshejn e parë që ishte totalisht në hije, prej tij të gjithë presin shumë.


Barcelona 2-0 Deportivo by goalsarena2012

loading...