Messi nuk shkon në Itali vetëm për pushime

Duket se Leo Messi dhe e dashura e tij Antonella Roccuzzo nuk kanë shkuar në Itali vetëm për pushime por edhe për biznes. Sipas mediave italiane, lojtari i skuadrës argjentinase dhe Barcelonës ka reklamuar gjatë kohës së qëndrimin në Capri disa veshje të firmës Dolce&Gabbana.

Messi është fotografuar me një veshje disi ndryshe nga ajo që ai paraqitet gjithmonë. I veshur me pantallona ngjyrë bezhë me një këmishë të bardhë, kravatë dhe jelek gri Messi është treguar zemërgjërë edhe me tifozët apo fansat e tij me të cilët ka realizuar edhe selfie.