Messi nuk e lë rehat Ronaldon

loading...

Messi11-645x400

loading...
Duket se nuk i kanë mjaftuar katër fitoret e tij të njëpasnjëshme në garë për Topin e Artë, Lionel Messi nuk e ka ndërmend ta lë rehat rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi argjentinas i Barcelonës kryeson në listën e golashënuesve më të mirë të La Ligës me 42 gola, për dallim nga 27 të portugezit të Real Madridit. Por, Messi nuk e lë me kaq.

Me dy golat që realizoi në fundjavë në fitoren 3-1 ndaj Rayo Vallecanos, Messi vazhdoi rekordin e shënimeve në 18 ndeshje të njëpasnjëshme të La Ligës.

Kurse, nëse realizon edhe në duelin e radhës kundër Celta Vigos do të kompletojë golat ndaj të gjitha skuadrat e La Ligës këtë sezon, rekord ky që deri më tani mbahet vetëm nga Ronaldo.

loading...