Messi: Neymar, lojtar i madh

loading...

loading...

Lionel Messi e ka lavdëruar sërish talentin brazilian Neymar, duke insistuar se ata mund të bashkëpunojnë mirë në Barcelonë sezonin tjetër.
“Jam i sigurt se do të adaptohet mjaft mirë, është një lojtar i madh. Duket një djalë i mirë dhe nuk do të ketë probleme brenda ose jashtë fushës. Ka kualitete të mira në një kundër një dhe mund ta bëjë diferencën. Shpresojmë të shënojë shumë gola, për të mirën e skuadrës”, deklaroi ylli argjentinas në konferencë për shtyp.
Sa i përket Thiago Alcantaras, futbollisti më i mirë në botë thotë se ky ishte një vendim personal dhe se mesfushori spanjoll u largua nga Barcelona pasi që dëshiron të luajë më shumë. E Messi shpreson që në Bayern Munich, kjo mundësi t’i jepet Thiagos.
Edhe David Villas i uron suksese në Atletico Madrid, duke insistuar se ish futbollisti i Valencias është një goleador i lindur dhe se do të vazhdojë të shënojë gola edhe tek ‘Los Colchoneros’.
Messi e ka lavdëruar Bayern Munichun, për të cilin thotë se i ka demonstruar vlerat e tij në Ligën e Kampionëve, ndërsa beson se me Guardiolën gjiganti bavarez të bëhet edhe më i fortë.
Ai e konsideron si skuadër të fortë dhe konkurrent të denjë edhe Real Madridin, në luftën për ta fituar kampionatin spanjoll sezonin e ardhshëm. /LajmeOnline/

loading...