Messi në shtëpi me 4 “Topa të Artë”

messi

Lionel Messi nuk e fsheh gëzimin e tij për fitimin e “Topit të Artë” për të katërtën herë radhazi, ndërsa të sot “Pleshti” ka publikuar një foto duke shkruar: “Një orë më parë, në shtëpi, së bashku me katër “Topat e Artë”, duke e shijuar këtë moment edhe me familjen time (…) Këtu janë 4 topa”.

Messi e fitoi të hënën për të katërtën herë radhazi “Topin e Artë”, duke u bërë lojtari i vetëm që e ka arritur këtë gjë në gjashtë dekadat e ekzistencës së këtij trofeu.

Ylli argjentinasi mposhti konkurrencën e Cristiano Ronaldos së Real Madrid dhe shokut të tij të skuadrës, Andres Iniesta, por edhe tejkaloi legjenda si: Johan Cruyff, Michel Platini dhe Marco van Basten, të cilët kanë secili nga tre çmime të tilla prestigjioze individuale.