Messi, kampion absolut edhe në vlerë monetare, vlen 252 milionë €

loading...

messi

loading...
Futbolli nuk është shkencë ekzakte dhe ky është ndoshta virtyti më i madh që ka. Gjithsesi, numrat dhe statistikat na ndihmojnë që të kuptojmë karakteristikat e cdo futbollisti, të një skuadre apo të një kampionati. Qendra ndërkombëtare e studumit të sportit, publikoi në edicionin e saj të tetë analizën vjetore që pesë kampionatëve më të rëndishishme në Europë, Premier Ligë, Bundesligë, Seria A, Ligë 1 dhe La Liga.

Pasi analizoi disa kritere si goditjet në portë, shpërndarjen e lojës, rikuperimet, dirblimet dhe rastet e krijuara, ky studim doli në përfundimin se Lionel Messi është futbollisti më i kompletuar dhe më vendimtar në Europë. Sipas këtij raporti, vlera aktuale në merkato e argjentinasit është 252 milionë euro, aq sa është edhe klauzola për të prishur kontratën me Barcelonën. Pas Messit vjen Cristiano Ronaldo, i cili vlerësohet 118.7 milionë euro, që është më pak se gjysma e vlerës yllit të Barcelonës.

Pas Portugezit vjen Edinson Cavani që vlerrësohet 67.8 milionë, Eden Hazard 64.5 milionë dhe Kun Aguero 56.4 milionë euro. Në grupin e 10 futbollistëve më të shtrenjtë përfshihen edhe Radamel Falcao, Mario Balloteli dhe Weyen Rooney.

Po sipas këtij studimi, mesfushori i Barcelonës Xavi Hernandez rezulton futbollisti më vendimtar, duke patur parasysh aktivizimin e tij në kampionat dhe në Champions League. Aftësia e tij në organizimin e lojës dhe në krijimin e rasteve të rrezikshme, e bëjnë që të jetë në pjesën më të lartë të klasifikimit, i ndjekur nga Lionel Messi, Juan Mata dhe Arturo Vidal.

loading...