Messi: Jam kritiku më i madh i vetes time

messi

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka theksuar se krahasimi që i bëjnë me yjet e sportit botëror si Michael Jordan, Usain Bolt dhe Muhammad Ali nuk i lë një shije të mirë. Goleadori i katalanasve është krahasuar shpesh herë me më të mëdhenjtë e sportit për mënyrën se si ai ka dominuar në futboll. Por vetë Messi ka shprehur dëshirën që karriera e tij të pësojë rritje dhe krahasimet të mos bëhen deri në momëntin që ai do të vendosë të varë këpucët në gozhdë.

“Është një çmenduri që të krahasohem me sportistë si Michael Jordan, Usain Bolt dhe Muhammad Ali. Nuk më pëlqejnë krahasimet. Dua të bëj detyrën dhe kur karriera ime të përfundojë atëhere duhet të shohim se sa mirë kam bërë. Kritiku më i madh i Messit është vetë Messi. E di se kur i bëj gjërat mirë dhe kur i bëj keq. Unë jam kritiku numër një i vetes time”.

25 vjecari që ka shënuar 29 gola në 20 javë kampionat, shpeshherë është cilësuar si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ndërsa pas triumfit për të katërtin vit radhazi në cmimin “Topi i Artë” të dhënë nga FIFA, specialistët kanë nxituar të vendosin emrin e tij tek më të mëdhenjtë e sportit botëror.