Edhe pse është kapiten, Lionel Messi nuk mori pjesë në fjalimin e skuadrës para vazhdimeve.
Ylli argjentinas, Lionel Messi, bëri një gjest jo aq të mirë para fillimit të vazhdimeve në finalen e madhe të Botërorit.
Messi injoroi fjalimin e skuadrës para se të fillonin vazhdimet, edhe pse në krahun e majtë kishte shiritin e kapitenit.
Ndryshe, ishte Javier Mascherano ai i cili e motivoi skuadrën në vend të Messit.