Messi ia theu zemrën tifozit 9 vjeç

Hudson i pa trofetë dhe bëri fotografi në fushë, duke e veshur fanellën e Messit. Ai dëshiron ta vesh fanellën me numër 10, në ekipin e tij.

Messi ia theu zemrën tifozit 9 vjeç

Hudson Sherwood ishte pesë vjeç kur Lionel Messi u bë idhull i tij. Ai dhe familja e tij udhëtuan drejt Barcelonës, duke e bërë një turne në stadiumin Camp Nou dhe në dhomat e zhveshjes së Barçës.

Hudson i pa trofetë dhe bëri fotografi në fushë, duke e veshur fanellën e Messit. Ai dëshiron ta vesh fanellën me numër 10, në ekipin e tij.

Gjashtë muaj më parë, babai i Hudsonit, Tony Sherwood i kishte blerë për 2500 dollarë dy bileta për të shkuar në stadiumin Soldier Field në Chicago për ta ndjekur nga afër miqësoren e shokëve të Messit dhe pjesës tjetër të botës, e cila u zhvillua më 6 korrik.

Atyre u ishte garantuar se do të takoheshin me Messin dhe se do të merrnin autograf nga ai në fanellë dhe nga një top.

Sherwood e pranon se në raste tjera, nuk do të paguante aq shumë para për djalin e tij, që ta takojë ndonjë person të famshëm, por për shkak se paratë do të shkonin në fondin e UNICEF-it, për t’i ndihmuar skamnorët.

Por, mundi i tij shkoi huq. Sherwood thotë se rreth 75 njerëz, të cilët paguan nga 2500 dollarë, dolën të zhgënjyer dhe me kokën ulur nga stadiumi. Ata pritën afro dy orë, para se t’u thuhej se futbollisti më i mirë në botë nuk do të vinte.

“Ishte një kaos që nga fillimi. Ata nuk ishin të përgatitur. Ata na thanë se ai do të vinte dhe 5 minuta para fillimit të ndeshjes, një nga përfaqësuesit spanjollë që fliste me ne, erdhi dhe na tha se ai nuk do të vinte”, rrëfen Sherwood.

Tifozëve u ishte thënë se Messi do të arrinte pas përfundimit të pjesës së parë ose në fund të ndeshjes, por nuk ndodhi as njëra e as tjetra. “Kishte njerëz të lodhur, të zhgënjyer dhe zemërthyer”, shtoi ai.

Hudson i kishte me vete fanellat e Messit dhe e befasoi babanë e tij, rrugës për në shtëpi. “Babi, herët tjetër që do ta vesh fanellën, nuk dua që ajo të jetë e Messit”, tha vogëlushi zemërthyer.

Megjithatë, tifozët morën fanella me nënshkrim të printuar të Messit dhe nga një top të lirë me nënshkrimin e tij, një mënyrë kjo as e përafërt me atë që u ishte premtuar.

Kjo ishte hera e dytë që Messi bëri ‘gafë’. Ai pritej të luante 5 ditë më herët në një ndeshje tjetër miqësore në Los Angeles, por e anuloi atë 24 orë më herët.

“Nuk është se kërkonim të rrinte tërë natën apo të hante darkë me djaloshin. Ishin në pyetje 30 sekonda me secilin person dhe do ta linim të lirë”, shtoi Sherwood.

Ai shpreson që Messi të kërkojë falje ose të shpreh keqardhje, ndërsa thotë se zemra e djalit të tij është thyer.