Messi e përjetoi rënd humbjen

Njeriu që e përjetoi më së rëndi humbjen e Argjentinës nga Gjermania pa dyshim se ishte Lionel Messi.

Ylli argjentinas priste ta fitonte Botërorin, për ta kompletuar karrierën fenomenale. Por, ëndrra e tij u ndal në gjysmë.

27 vjeçari u zgjodh futbollisti më i mirë i Botërorit pas ndeshjes, por çka vlen kjo kur ai nuk arriti ta realizonte ëndrrën që të shpallet kampion i botës me vendin e tij.

“Në këto momente, nuk më intereson ky çmim. Nuk më intereson aspak. Ne donim ta fitonim Kupën dhe t’i gëzonim të gjithë njerëzit në Argjentinë, por për fat të keq ne nuk ia dolëm”, deklaroi futbollisti i Barcelonës.

– “Është mjaft e dhimbshme të humbësh në këtë mënyrë, sepse ishim afër penalltive. Mendoj se në këtë finale merituam tjetër rezultat, pasi kishim plot raste”, përfundoi ai.