Mësoni vetitë e mrekullueshme të farave të shalqinit dhe sëmundjet që trajtojnë

Tani që stina e verës po vjen, shalqini është fruti më i përdorur dhe ndër më të preferuarit. Mbase nuk e keni ditur më parë, por farat e shalqinit janë një “mrekulli” më vete.

Ato janë të pasura me vitamina B si thiaminë, niacinë, folate dhe minerale si kalium, magnez, zink, hekur, fosfor, bakër etj.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që sjellin farat e shalqinit:

Promovojnë shëndetin e zemrës: farat e shalqinit parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës dhe ulin presionin e lartë të gjakut, kjo për shkakun se përmbajnë yndyrna dhe aminoacide të dobishme.

Trajtojnë gurët në veshka: çaji i farave të shalqinit vepron si nxitës në pastrimin e veshkave dhe fshikëzës. Ai ndihmon në stimulimin e nxjerrjes së gurëve nga veshkat gjithashtu.

Parandalojnë diabetin: megjithëse vetë shalqini si frut nuk rekomandohet shumë për personat që vuajnë nga diabeti për shkak të fruktozës, farat e tij nuk kanë ndikim negativ tek këta njerëz. Përkundrazi, çaji i farave të shalqinit normalizon nivelet e glukozës në gjak dhe parandalon shfaqjen e diabetit.

Trajtojnë fertilitetin mashkullor: farat e shalqinit janë të pasura me aminoacide esenciale të cilat përmirësojnë fertilitetin mashkullor. Sipas studimeve të bëra, arginina e gjendur në farat e shalqinit stimulon prodhimin e oksidit nitrik, i cili nxit prodhimin e spermës dhe trajton problemet që lidhen me fertilitetin mashkullor.

Veprojnë kunda plakjes: farat e shlqinit janë një antioksidant i shkëlqyeshëm që veprojnë kundra plakjes. Ato e bëjnë lëkurën më të shëndritshme dhe më të pastër.

Si duhet t’i konsumoni këto fara?

Farat e shalqinit mund t’i konsumoni në formë çaji. Merrni në filxhan farash shalqini dhe bluajni ato. Hidhini në 300 ml ujë dhe valojini për 15 minuta. Çajin mund ta pini 2 herë në ditë dhe mund ta ëmbëlsoni me pak mjaltë.