Mësoni çfarë duhet të hidhni brenda shampos për të pasur flokë të gjatë dhe të bukur!

Flokët e gjatë konsiderohen si “dhuratë nga Zoti” pasi përbëjnë gjysmën e bukurisë tek gratë, prandaj femrat në të gjithë botën kujdesen të gjejnë mënyrat e duhura për t’u kujdesur sa më mirë për to. Ka shumë faktorë të cilët ndikojnë në humbjen e flokëve të një njeriu. Dieta, stili i jetës, ekspozimi ndaj stresit, dhe sigurisht një rol të rëndësishëm luan dhe gjenetika. Nëse po përballeni me humbjen e flokëve, një mjet efektiv natyror që jo vetëm mund të parandalojë humbjen e flokëve, por mund të nxisë rritjen e tyre, është kjo recetë.

Ajo çfarë ju duhet janë tre përbërësit:

10 pika vaj esencial rozmarinë

10 pika vaj esencial limoni

2 kapsula Vitamina E

Shtoni këto në shampon tuaj dhe lani flokët si zakonisht. Rezultatet do të jenë të kënaqshme!/