Mësoi se e motra 20-vjeçare ishte shtatzënë, Kim Kardashian i bën namin dhe shpërthen keq

Lajmi se e vogla e motrave Kardashian Kylie ishte shtazënë, ka qenë kryefjala këtë javë në mediat rozë.
20-vjeçarja dhe reperi Scott Travis janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, edhe pse kanë më pak se 6 muaj që janë në një lidhje.

Por përgjithësisht familja entuziazmohet kur mëson se do të bëhen me një pjesëtar të ri dhe me padurim e presin, mirëpo kjo nuk ka ndodhur me Kim Kardashian, e cila është revoltuar shumë nga lajmi se do të bëhet teze pikërisht nga Kylie.

Sipas “Daily Mail” ajo e ka pritur shumë keq lajmin e shtatzënisë duke thënë se Kylie është shumë e vogël dhe e papjekur për t’u bërë nënë.

Seriozisht? Ajo është shumë e vogël ende dhe për më tepër nuk ka shumë kohë që është lidhur me Scott. Unë po përpiqem për të mbetur shtatzënë, dhe lajmin e marrim prej saj”, është shprehur Kim, sipas një burimi të afërt të familjes.

Megjithatë ajo pasi është qetësuar ka thënë se do të jetë aty në çdo moment për ta mbështetur motrën e saj të vogël.