Mësohen detaje të reja për vrasjen e H. Spahiut në St. Gallen


42-vjeçari nga Kosova i vrarë në mëngjesin e sotëm në qytetin e St. Gallen në Zvicër është nga fshati Sadllar i Kamenicës më vendbanim në Gjilan.

Ndërsa mediat zvicerane shkruajnë se motivi i vrasjes së H. Spahiut dyshohet të ketë qenë një ngatërresë e hershme që ka të bëjë me një borxh nga jashtë por që nuk ka pasur të bëjë drejtpërdrejt me të, raporton Koha.net.

Ndërsa Policia ka njoftuar se viktima ka qenë duke ecur nga rruga Webergasse në drejtim të rrugës Multergasse, ku në udhëkryq është përballur me dorasin.

Sipas policisë, vrasësi ka shkrepur së paku një plumb në drejtim të viktimës, por me gjithë ndërhyrjen e shpejtë të ndihmës së parë nga mjeku emergjent, 42-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

“I ndjeri mbante pantallona pune me ngjyrë hiri, një pulovër të kuq, këpuca pune dhe një ombrellë të hapur me ngjyrë të kaltër. E vrasësi është 40 deri 50-vjeçar, trup ngjeshur”, thuhet në njoftim. I ndjeri ka punuar për shumë vite me radhë në St. Gallen pa letra pune.
largea_05c0cfb2d349e930642ca20e3a8b1a611463059766